
Paraqitja fantastike ndaj Juventusit i siguron Rrahmanit një vend në formacionin e javës.
Napoli arriti ta mposht Juventusin me rezultat 1:0, falë golit të Insignes nga pika e bardhë.
Amir Rrahmani ishte ai që u faulua në zonë nga Chiellini, çka bëri që gjyqtari të akordonte për 11 metërsh.

Mediumet italiane e vlerësuan lart paraqitjen e kapitenit të Kosovës, i cili ‘heshti’ Cristiano Ronaldon e Alvaro Moratan.
Tuttomercatoweb e ka futur Rrahmanin në formacionin e javës në Serie A. /Gazeta Express/