E braktisi PDK-së sapo ia mori mandatin e deputetes, Grainca e VV-së i ‘serviloset’ pak Albin Kurtit

08:48 | 17 Dhjetor 2024

Pak javë pasi VV-ja fitoj zgjedhjet e vitit 2021, asokohe deputetja e PDK-ja kishte braktisur partinë e saj duke kaluar tek partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

E hedhur thuajse totalisht gjatë mandatit të deputetes për rreth 4 vite, sot ajo ka gjetur mënyrë për t’u aktivizuar duke përdorur rastin e ftesës së Prokurorisë Speciale për Albin Kurti.

Reagimi i saj shihet si përpjekje për të rënë në sy te elektorati i VV-së në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Deputetja e VV-së, Grainca në reagimin e saj thotë se kjo ftesë vetëm e rastësishme nuk është.

“Ftesa për Kryeministrin Kurti nga Prokuroria Speciale vetëm e rastësishme nuk mund të jetë. Qëllimi po dihet nga të gjithë e sinkronizimi po shihet qartë nga secili. Nuk ka gabim më të madh se të tentohet të pengohet demokracia me mjete të (pa)drejtësisë.

Populli gjithnjë ka ditur të përgjigjet me vendosmëri kur i ka vërejtur tendencat për t’ia deformuar vullnetin atij!”

Komento: