E braktisi Serbinë për Kosovën, serbët të shokuar me vendimin lojtarit shqiptar

12:17 | 22 Maj 2019

Po shtohen talentet që dëshirojnë të luajnë për Kosovën.

Arton Zekaj ka vendosur t’i bashkohet Kosovës U-21 pasi kishte luajtur më parë për ekipin U-17 të Serbisë, ku ishte edhe kapiten. Serbët kanë mbetur të shokuar me vendimin e talentit shqiptar

Talenti shqiptar është lindur në Beograd dhe ishte rritur në Serbi, vend të cilin e kishte përfaqësuar në grupmoshat U-17, ku ishte edhe kapiten.

Mirëpo, 19 vjeçari së fundmi e zgjodhi Kosovën pasi nuk pati shenja se do të ftohej nga ekipi U-21 apo A i Serbisë.

Dhe, me vendimin e tij janë shokuar serbët.

Mediat e vendit fqinj kanë shkruar për një vendim, sipas tyre të pazakontë dhe të papritur.

Komento: