E braktisur e pa emër, kjo është foshnja e lindur nga 14 vjeҫarja në Gjilan

20:37 | 30 December 2018

Një rast që habiti të gjithë, ishte lindja e foshnjës nga 14 vjeҫarja.

Ka një muaj që ka lindur. Por ajo u braktis me të ardhur në jetë. Madje kjo vogëlushe nuk ka as emër, pasi që nuk e pagëzoi askush.

Për të tash kujdes i vetëm janë motrat medicinale të Neonatologjisë, në spitalin e Gjilanit, derisa dikush të interesohet për t’a bërë pjesë të familjes.

Të gjitha këto rrethana do mund të ishin ndryshe.

Por nëna e saj është një vajzë 14 vjeçe dhe rrethanat në të cilat po thuhet se solli në jetë fëmijën kanë bërë që askush të mos interesohet për foshnjën.

Babai i foshnjës me inicialet L.M është një 16 vjeçar i lindur më 10 janar 2002.

Në këtë situatë, as nëna e vogëlushes nuk u interesua më për të.

Mjekët të cilët janë kujdesur për nënën e mitur dhe foshnjën e posalindur edhe pse jo para kamerave i thanë T7`tës se foshnja ka lindur 2,300 gram dhe se nëna e saj ka refuzuar ta shoh.

Procesi i lindjes së vajzës 14 vjeçare sipas zyrtare të spitalit Rajonal të Gjilanit kishte shkuar në mënyrë te rregullt pa asnjë komplikim.

Përmes një shkrese zyrtare Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit i ka treguar televizionit që në marrëdhëniet mes dy të miturve nuk kanë pasur shenja dhune.

Sipas policisë së këtij rajoni as ankesa të familjarëve apo denoncim nuk ka pasur.

Në polici rasti është lajmëruar nga Spitali i Gjilanit.

Policia e Kosovës është duke përgatitur dosjen e hetimit të dorëzojë në prokurori pasi që fëmija ka ardhur në jetë nga dy prindër të cilët janë të mitur.

Komento: