Kthimi i mundshëm në Serie A për Zvonimir Boban.
Ish-kampioni kroat, pasi u largua nga Milani, është ende pa kontratë. U përfol që do të kthehej të mbulonte rolin e tij te FIFA kur ishte përpara se Maldini ta bindte që t’i bashkohej te Milani, por kështu nuk ndodhi.
Kroati, që është ende në gjyq me drejtuesit e Milanit, pronarët më saktë, Elliott dhe Gazidis, siç raportohet nga Corriere dello Sport, është kontaktuar nga Roma.
Verdhekuqtë, me pronësinë e re të ardhur së fundmi në qytet, duan një lidhje midis klubit dhe ekipit.
Kush më mirë se Boban, një njeri i fushës, por në të njëjtën kohë një menaxher ekspert edhe në një nivel institucional, do ta bënte këtë gjë?
Roma do të donte të përqendrohej në përvojën e tyre, ndoshta së bashku me një ish-lojtar tjetër të Milanit: Umberto Gandini, një menaxher i vjetër kuqezi që mund të kthehej në futboll pas përvojës së tij në Federbasket.