Mauro Icardi mund të rikthehet në Serie A.
Lajm bombastik, Mauro Icardi nga janari përsëri në Serie A.
Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi vazhdon të jetë në qendër të mediave pas ndarjes nga Wanda Nara.
Icardi është aktualisht i huazuar te Galatasaray, por gjërat nuk po shkojnë siç duhet as në Turqi.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Icardi në janar mund të rikthehet në Serie A.
Sipas Calcio Mercato, PSG do t’ia ofrojë Interit kartonin e Mauro Icardit dhe 15 milionë euro në këmbim të Milan Skriniar, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.
Icardi ishte pjesë e Interit nga viti 2013 deri në vitin 2019, ndërsa me fanellën e Neroaxurëve ka realizuar 124 gola në 219 ndeshje të luajtura.
Në rast se Inter nuk arrin marrëveshje me Skriniar për rinovimin e kontratës, nuk përjashtohet mundësia për një shkëmbim me Icardin, pasiqë Dzeko do të largohet nga skuadra në fund të sezonit dhe argjentinasi do të ishte pasardhësi ideal.