E bujshme: John Stones transferohet te gjiganti italian me parametra zero

22:34 | 14 Shkurt 2026

John Stones transferohet në Serie A.

Qendërmbrojtësi anglez, John Stones do të largohet nga Manchester City pas përfundimit të sezonit aktual.

Stones dhe City kanë vendosur t’i ndajnë rrugët në verë dhe 30-vjeçari duket se do ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Sipas Calciomercato, Inter synon afrimin e Stones me parametra zero. Zikaltërit e shohin si një përforcim perfekt për mbrojtjen, falë fleksibilitetit të tij për të luajtur si qendërmbrojtës apo mesfushor mbrojtës.

Komento: