E bujshme, Milani zyrtarizon talentin e madh nga Kosova

13:55 | 13 Janar 2026

AC Milani sapo ka zyrtarizuar kontratën me Aron Babaj, djalin e futbollistit të njohur Kosovar, Shpëtim Babajt.

Talenti premtues ishte pjesë e skuadrës Prishtina e Re, por që ka bindur me aftësitë e tij një nga skuadrat më të mëdha në botë.

“AC Milani ka kënaqësinë të njoftojë blerjen e Aron Babajt, i cili do t’i bashkohet Projektit Milan Futuro, një iniciativë e dedikuar për rritjen dhe zhvillimin e talenteve të reja. Mesfushori i lindur në vitin 2009 ka vendosur t’u bashkohet rossonerëve”, thuhet në njoftimin e AC Milan.

Komento: