E bujshme: Piatek rikthehet në Serie A, por jo tek Mila

13:21 | 02 Dhjetor 2020

Piatek rikthehet në Serie A, por jo tek Milan.

Kris Piatek duket se nuk e ka harruar aspak Serie A-në dhe po mendon seriozisht rikthimin në Itali.

Mirëpo tashmë nuk bëhet fjalë për kuqezinjtë e Milanit mirëpo për skuadrën e Fiorentinës e cila ka kërkuar transferimin e tij gjatë muajit janar.

Sulmuesi i Hertha Berlin ditë më parë pëlqeu një tweet të Jack Bonnaventuras me të cilin kanë luajtur bashkë tek Milan i cili tashmë është pjesë e skuadrës së Fiorentinës.

Ende nuk është bërë e ditur oferta me të cilën skuadra nga Firence do të bind klubin gjerman të lërë polakun të largohet mirëpo një gjë është e sigurt, Piatek dëshiron rikthimin në Itali.

Komento: