E bujshme: Ronald Araujo transferohet te gjiganti italian për 30 milionë euro

15:35 | 11 Mars 2026

Ronald Araujo transferohet në Serie A.

Qendërmbrojtësi urguaian, Ronald Araujo do të largohet nga Barcelona pas përfundimit të sezonit, raportojnë mediat spanjolle.

Araujo e ka humbur vendin e titullarit te Barcelona dhe drejtuesit i kanë vendosur një çmim prej 30 milionë eurove.

Sipas mediave spanjolle, Inter synon transferimin e Araujos në merkaton e verës dhe zikaltërit janë të gatshëm ta paguajnë shumën e kërkuar nga Barcelona.

Zikaltërit janë në kërkim të përforcimeve për repartin e mbrojtjes dhe Chivu e sheh Araujon si përforcimin ideal.

Komento: