E bujshme: Thuram dhe Calhanoglu pritet të largohen nga Interi për 120 milionë euro

16:36 | 03 December 2023

Thuram dhe Calhanoglu pritet të largohen nga Interi për 120 milionë euro.

Oferta tunduese ka arritur, Thuram dhe Calhanoglu largohen nga Interi.

Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve mbreslënëse në sezonin e tij të parë me zikaltrit.

Thuram iu bashkua Interit me parametra zero dhe në 18 ndeshje me Neroaxurët ka realizuar 5 gola dhe 10 asistime.

Calhanoglu gjithashtu po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 6 gola dhe 1 asistim në 16 ndeshje dhe interesimi për shërbimet e tij vazhdon të jetë i lartë.

Sipas raportimeve të fundit, Newcastle synon transferimin e Thuram-Calhanoglu në merkaton e verës dhe Magpies janë të gatshëm të ofrojnë 120 milionë euro.

Në rast se Inter nuk i zgjidh problemet financiare deri në fund të sezonit, nuk përjashohet mundësia që zikaltrit ta pranojnë ofertën e Newcastle.

Komento: