Në fillim janari, disa qytetarë nisin plazhin në Vlorë.
Temperaturat e larta të këtij fillim viti kanë bërë që qytetarë të ndryshëm në Vlorë të nisin plazhin.
Ata nuk i kanë rezistuar motit me diell në këtë ditë të dytë të vitit, duke shijuar detin në mes të dimrit.
Të rinjtë kanë notuar, ndërsa moshat e treta janë mjaftuar me marrjen e rrezeve të diellit. Duket se dimri në këtë qytete është ende larg.
Java e parë e janarit ka nisur nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që orët e para të së hënës të sjellin dominim të kthjellimeve dhe vranësira të pakta në zonat malore.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira edhe në ultësirën perëndimore. Megjithatë nuk pritet të kemi reshje, edhe pse në zonat malore do të kemi shtim të vranësirave.
Për sa u përket temperaturave të ajrit, do të mbeten të larta në fillim të janarit duke bërë që temperaturat minimale të luhaten në vlerat dy deri në tre gradë celcius, ndërsa temperaturat maksimale parashikohet që të arrijnë deri në 17 gradë celcius, vlera dy gradë më të larta nga temperaturat normale.