Sulmuesi Celta Vigo Maxi Gomez dhe sulmuesi i Milanit,Andre Silva janë duke u ndjekur nga Barcelona, raporton Mundo Deportivo përcjell ORAinfo.
Gomez, i cili ka shënuar tetë gola këtë sezon, është parë si një opsion i përballueshëm, me klauzolën e tij të lirimit prej 50 milionë eurosh.
Silva, ndërkohë, është në huazim në Sevilla këtë sezon dhe ka shënuar edhe tetë herë në 2018-19.
Për çudi, spanjolli që nga largimi nga San Siro ka shkëlqyer në fanellën e Sevillas. Thuhet se klauzola e lirimit të tij mendohet të jetë 80 milionë euro./ORAinfo/