
AAK do të jetë pjesë e Qeverisë së re, mirëpo emrat e propozuar për ministra nga kjo parti, po kontestohen nga shoqëria civile.
Ministria e Arsimit do të udhëhiqet nga partia e cila e përjashtoi Kosovën nga Rrjeti Evropian i Sigurimit të Cilësisë, ka shkruar analisti Agron Demi përmes një statusi të tij në Facebook.
Ai i është referuar Ramë Likajt, emri i të cilit është përmendur si AAK-ja si Ministër i Arsimit.
“Ministri që do ta udhëheqë këtë Ministri është avancuar me plagjiaturë sipas ORCA-s”, ka thënë Demi.

Foto: Agron Demi
Ai në të njëjtën kohë flet edhe për kandidaten e propozuar nga AAK-ja për postin e ministres së Punëve të Jashtme.
“E dënuara me tetë muaj burg me kusht për deklarim të rremë të pasurisë paska me udhëheq me Ministrinë e Punëve të Jashtme”, shkruan Demi.

Foto: Meliza Haradinaj
Për të, “ky është veç fillimi, teksa ende nuk janë bërë publike marrëveshjet me partitë tjera.
E për Demin, ky është “kthim në normalitetin tashmë 20-vjeçar”.
“Kadal kadal po i kthehemi normalitetit 20 vjeçar. Këto ditë dëshmuan se tjetër gjë është me rrëzu pushtetin përmes zgjedhjeve, e krejt tjetër është me ndërru sistemin“, shkruan Demi.