E dhimbshme: 17 vjeçari vdes pasi shpëtoi dy persona nga mbytja në oqean

15:20 | 03 October 2019

17 vjeçari vdes pasi shpëtoi dy persona nga mbytja në oqean.

Një i ri në Florida të Jugut, ka vdekur disa ditë pasi shpëtoi një nënë dhe djalin e saj nga mbytja në oqean.

Sipas raportimeve, një nënë 25 vjeçare dhe djali i saj nëntëvjeçar, po notonin në Virgina Key Beach, të hënën, kur një rrymë e fortë i largoi ata nga bregu.

Ky ishte momenti kur 17 vjeçari u hodh në ujë për t’ju ndihmuar.

Dëshmitarët thanë se i riu shpëtoi së parin djalin, duke shtyrë atë drejt bregut para se të kthehej mbrapa për ta shpëtuar edhe nënën e djalit.

Por, Cristian, u fut në telashe me rrymën e fortë. Kalimtarët në plazh u hodhën në ujë për ta tërhequr atë.

Ai u dërgua në spital në gjendje kritike, ku më pas ra në komë që nga e hëna. Ai vdiq të mërkurën në mëngjes, konfirmoi spitali.

Tani adoleshenti po mbahet mend për veprimet e tij heroike që shpëtuan jetën e dy të tjerëve, ndërsa sakrifikoi të tijën.

Komento: