E dhimbshme, 29 vjeçari nga Gjilani viktima e 19-të e tërmetit në Shqipëri

17:35 | 26 Nëntor 2019

Tragjedi e madhe ka prekur sot popullin shqiptar.

Ka shkuar në 19 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm.

Viktima e 19 është 29 vjeçari nga Kosova, Isa Abazai. Trupi i tij është nga rrënojat e hotelit Tropikal pranë Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka thënë se trupi i pajetë i Isa Abazait është nxjerrë, ndërkaq janë duke u bërë përpjekje që edhe trupi i Shemsiut të nxirret nga gërmadhat e hotelit.

“Të dytë e kanë humbur jetën. Isën e kanë nxjerrë, e pritet edhe Shemsiu që të nxjerrët nga rrënojat jam në vendin e ngjarjes”, deklaroi ambasadori Hasani për lajmi.

Hasani po ashtu shtoi se janë duke qëndruar në hotelin e rrënuar deri në nxjerrjen e trupit të pajetë të Shemsi Abazit.

Ndërkohë që janë të paktën edhe 10-15 persona që janë në rrënojat e hotelit.

Komento: