Një ngjare tragjike ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në Gjermani.
Një fëmijë 3-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë rrugës duke shkuar për në çerdhe.
Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Express, familjarët e L.Gashit.
Këta kanë bërë të ditur se djali ka qenë duke shkuar në çerdhe, kur i ka rënë të fikët, derisa i njejti më vonë është konstatuar se ka vdekur nga infrakti. Rasti ka ndodhur në Frankfurt.
Familja e tij nga fshati Ngucat i Malishevës, tutje, kanë bërë të ditur se ende djali nuk ka qenë i sëmurë më parë.
Për varrimin e të njejtit ende nuk dihet saktë, pasi që fillimisht duhet të kryhen procedurat në shtetin gjerman.
L.Gashi 3-vjeçari i ndjerë