E dhimbshme: 35-vjeçarja që vdiq duke e hequr dhëmbin është nënë e 4 fëmijëve

14:19 | 23 Gusht 2023

35-vjeçarja nga Malisheva që vdiq duke e hequr dhëmbin është nënë e 4 fëmijëve.

35-vjeçarja Leonora Shala nga Malisheva, është gruaja e cila dyshohet se vdiq, derisa kishte shkuar për ta hequr një dhëmb në një ordinancë private.

Shala jetonte në Itali me familjen e saj dhe ishte nënë e 4 fëmijëve.

Ajo dyshohet se ndërroi jetë si pasojë e problemeve shëndetësore që iu krijuan pasi e mori injeksionin, 35-vjeçarja u dërgua me urgjencë në QKUK por nuk arriti të shpëtojë.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i së ndjeres do të bëhet sot në orën 18:00.

Komento: