Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Sheqeras të Maliqit.
Shtetasi E.B, duke manovruar me traktorin e tij, ka aksidentuar djalin e mitur 5 vjeç.
Vogëlushi është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 03.10.2020, rreth orës 17:00, shtetasi E. B., duke manovruar me një mjet tip traktor, në oborrin e stallave në fshatin Sheqeras, Maliq, aksidentalisht ka dëmtuar djalin e tij shtetasin A. B., rreth 5 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.