E dhimbshme: Bebja e porsalindur infektohet me koronavirus

23:46 | 13 Mars 2020

Një bebe e porsalindur është infektuar me koronavirus.

Foshnja e porsalindur në Angli ka dalë pozitive në testin për koronavirusin, rasti i parë i tillë në botë.

Nëna e fëmijës ishte dërguar në spital në Londër ditë më parë si e dyshuar për koronavirus, shkruan The Sun.

Mbrëmë nëna dhe fëmija trajtoheshin në spitale të ndryshme.

Nëna u testua në Spitalin North Middlesex por rezultoi të jetë pozitive vetëm tek pas lindjes.

Mjekët po përpiqen të kyptojnë nëse fëmija ishte infektuar gjatë lindjes apo sa ishte në bark

Komento: