E dhimbshme çfarë ndodhi në Komoran: Vetura bie në lum, vdes pasagjeri

11:00 | 26 Mars 2021

Ngjarje e rëndë në Komoran: Vetura bie në lum, vdes pasagjeri.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Komoran.

Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka bërë të ditur se është raportuar se në rr. nacionale Pejë- Prishtinë, fshati Komoran një veturë me targa vendore derisa kishte qenë në lëvizje kishte rënë në lumë.

Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se në atë veturë kishin qenë dy persona vozitësi dhe një pasagjer të dy meshkuj kosovarë.

Vozitësi i veturës ishte nxjerrë nga lumi dhe për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK, kurse pasagjeri – vik.tima ishte nxjerrë nga lumi pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

Komento: