Futbollisti 26 vjeҫar ka humbur jetën dhe kanë dalur detaje rreth vdekjes së tij.
Një lajm i hidhur vjen nga Greqia, ku një futbollist 26-vjeçar ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për Manos Kazanzolu.
Ky i fundit kishte shkuar në një zonë malore të Kavala për të bërë sport dhe stërvitje, por ka ndërruar jetë.
Lojtari është gjetur atje nga disa kalimtarë, teksa është transportuar menjëherë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, Manos Kazanzolu, kishte ndërruar jetë.
Ai kishte luajtur për skuadra si Pajios dhe së fundmi luante me Union në Greqi, dhe ishte edhe trajneri i Departamentit të Akademisë së PAOK.