E dhimbshme: Djemtë iu kthyen në arkivol nga Serbia, nëna gjakovare dogji veten me benzinë para varrit të tyre

09:50 | 25 May 2019

Djemtë iu kthyen në arkivol nga Serbia, nëna gjakovare dogji veten me benzinë para varrit të tyre.

Dje është kujtuar edhe vetëflijimi i një nëne, djemtë e së cilës ishin privuar nga jeta nga forcat serbe.

Ajo kishte djegur veten, pasi i ishin kthyer mbetjet mortore të dy djemve të saj.

Për katër vjet nëna gjakovare jetoi me shpresën se dy djemtë e saj që iu morën në luftë janë diku gjallë në Serbi.
Por, shpresat u shuan kur më 24 maj të vitit 2003 kur eshtrat e bijve të saj u sollën në Kosovë.

Pas varrimit të bijve 65 vjeçarja nga Korenica shkoi te varret e djemve të saj dhe e dogji veten me benzinë.

Komento: