E dhimbshme: Edhe një grua shtatzënë vdes nga koronavirusi

17:13 | 05 Shtator 2021

Edhe një shtatzënë ka humbur jetën nga koronavirusi.

Një 26 vjeçare nga Vitia ka humbur jetën si pasojë e virusit COVID-19.

Kjo është bërë e ditur nga doktori i Klinikës së Mjekimit Intensiv në QKUK, Gazmend Spahija.

“Mund të iu konfirmojë vdekjen. Rreth orës 02:30 të ditës së sotme pacientja e lindur më 1955 ka vdekur nga COVID-19. E ndjera i ishte nënshtruar operimit cezarian për kryerjen e lindjes por për shkak të gjendjes së rënduar, pasi ka pasur dëmtim të madh të mushkërive është sjellë në mjekim intensiv”, tha ai.
Duhet përkujtuar që gjatë ditës së djeshme ndërruan jetë 21 persona si pasojë e COVID-19, në mesin e tyre edhe një 28 vjeçare shtatzënë.

Poashtu sot është raportuar edhe për vdekjen e një foshnje tri javëshe në QKUK, si pasojë e koronavirusit.

Komento: