E dhimbshme: Ende nuk është gjetur nën rrënoja njëri prej vëllezërve nga Gjilani

19:05 | 26 Nëntor 2019

Ende njëri nga vëllezërit nga Gjilani nuk është gjetur në rrënoja.

Në Durrës po vazhdojnë ende kërkimet e trupave të cilët kanë mbetur nën rrënoja pas tërmeteve të fuqishme atje.

Lajmi po ju sjell pamje LIVE nga vendi i ngjarjes, derisa 44 persona janë nxerrur nga rrënojat, shkruan lajmi.

Ndër viktimat në Shqipëri ishin edhe dy vëllezër nga Gjilanit, tani të konfirmuar si të vdekur, Shemsedin Abazi i cili është nxjerrur nga rrënojat dhe po vazhdon kërkimi për Isa Abazin, shkruan lajmi.

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani për lajmi ka bërë të ditur se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e tyre dhe trupave të tjerë të mbetur nën rrënoja.

Nga tërmetet e fuqishme në Shqipëri kanë mbetur të vdekur 20 persona, mbi 600 janë të lënduar (disa prej tyre në gjendje të rëndë) dhe ka të tjerë që vazhdojnë ende të mbesin të pa-lokalizuar nën rrënoja.

Ndërsa, ekipet e shpëtimit besojnë se janë afruar tek një person i cili besohet të jetë ende i gjallë.

Komento: