Fat i keq për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë.
Portieri kosovar Etrit Berisha ka thyer dorën, kanë njoftuar të shtunën mediat italiane. Portieri i SPAL-it ka pësuar thyerje të një ashti të shuplakës, përkatësisht të metakarpalit të pestë.
Sipas klubit italian, Berisha është lënduar gjatë një përplasje aksidentale në seancën stërvitore të së premtes.
Kontrollimi i detajuar mjekësor i bërë të shtunën ka konfirmuar thyerjen në dorën e Berishës. Të hënën do të vendoset nëse Berisha duhet t’i nënshtrohet një operimi dhe se sa kohë do të mungojë. Ka gjasë që edicioni për Berishën ka përfunduar.