E dhimbshme: Foshnja 8-muajshe vdes nga sindromi i lidhur me Covid-19

12:34 | 17 Maj 2020

Foshnja 8-muajshe vdes në Britani nga sindromi i lidhur me Covid-19.

Një foshnjë tetëmuajshe është bërë viktima më e re e sëmundjes Kawasaki në Britani. Sëmundja Kawasaki është një sindrom i rrallë te fëmijët dhe dyshohet se është e lidhur me koronavirusin.

Djaloshi i quajtur Alexander Parsons vdiq në duart e nënës së vet pasi kishte skuqje në lëkurë që dukej si djegie nga rrezet e Diellit, temperaturë të lartë dhe nyje limfatike të enjtura. Më vonë, duart dhe këmbët iu skuqën.

Prindërit e tij besojnë se sëmundja e djalit mund të jetë e lidhur me koronavirusin pasi dhjetëra fëmijë në Britani po vuajnë nga e njëjta sëmundje inflamatore.

Më 6 prill, kjo foshnjë ishte dërguar në spitalin “Derriford” në Plymouth, ndërsa një ditë më vonë ishte diagnostikuar me sëmundjen Kaëasaki, shkruan “Metro UK”, transmeton Gazeta Express.

“Mjekët dhe infermierët që luftuar për ta shpëtuar djalin ishin të mrekullueshëm, por nëse ata do të dinin më shumë për lidhjen mes koronavirusit dhe Kawasakit, ndoshta do të mund të bënin më shumë. Fakti që qeveria dëshiron t’i hapë shkollat më 1 qershor është ide e çmendur. Do të vdesin më shumë fëmijë”, tha nëna e djaloshit të ndjerë, Kathryn Rowlands.

Komento: