E dhimbshme: Gazetari i njohur i sportit vdes gjatë raportimit live

09:59 | 10 December 2022

Gazetari vdes gjatë raportimit të ndeshjes Holandë-Argjentinë.

Teksa mbulonte Kupën e Botës në Katar, gazetari amerikan 48 vjeçar, Grant Wahl ka vdekur.

Agjenti i tij, Tim Scanlan, i tha New York Times se Wahl kishte kaluar në ankth akut në minutat e fundit të një ndeshjeje çerekfinale, të cilën ai po e mbulonte nga tribuna e shtypit.

Mediat amerikane të ulura pranë tij thanë se Wahl u rikthye në vendin e tij në tribunën e medias në stadiumin Lusail Iconic gjatë kohës shtesë dhe gazetarët pranë tij bënë thirrje për ndihmë.

Punëtorët e shërbimeve të urgjencës u përgjigjën shumë shpejt, thanë gazetarët, dhe kolegëve të tij më vonë u tha se ai kishte vdekur, transmeton Klankosova.tv.

Rafael Cores, një gazetar i Univision, i cili ishte ulur pranë Wahl në ndeshje, shkroi: “Ai po punonte në laptop, ishte rreth 4 minuta para përfundimit të kohës shtesë. Ai po qeshte me një shaka që e pamë në Twitter vetëm disa minuta më parë. Nuk mund ta besoj. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen e Grant Wahl.’

Vëllai i tij Eric, i cili është homoseksual, tha përmes lotëve se ai beson se vëllai i tij – i cili ishte arrestuar para hapjes së turneut të Shteteve të Bashkuara kundër Uellsit – mund të jetë vrarë.

Vëllai i Wahl tha: Nuk besoj se vëllai im sapo ka vdekur, besoj se është vrarë’.

Komento: