E dhimbshme: Gjashtë anëtarë të një familje nën rrënoja, qeni tregon zonën ku duhet të kërkohet

12:11 | 27 November 2019

Gjashtë anëtarë të një familje nën rrënoja, qeni italian pikas zonën ku duhet të kërkohet.

Specialistët italianë të ekip-shpëtimit që janë vendosur në qytetin e Durrësit në zonën e ish-kënetës për të nxjerrë nga rrënojat personat e humbur, kanë lëshuar në orën 10.00 të mëngjesit të sotëm qenin e specializuar për të parë zonën se ku duhet të ndërhyhet.

Bëhet fjalë për godinën ku mendohet se kanë qenë 9 persona. Ditën e djeshme nga kjo godinë doli i gjallë 17-vjeçari Ramë Lala, ndërkohë që pretendohet se ka të tjerë nën rrënoja.

Mendohet se janë të paktën edhe 6 persona që gjenden nën rrënoja në vilën katërkatëshe te ish-këneta. Ekipet italiane të shpëtimit dhe zjarrfikëset shqiptare janë duke bashkëpunuar për gjetjen e të tjerë trupave.

Komento: