e dhimbshme: Gjendet pa shenja jete një 27-vjeçar në Deçan

15:58 | 01 Qershor 2022

Gjendet pa shenja jete një 27-vjeçar në Deçan.

Sot në fshatin Carrabeg të komunës së Deçanit, një 27-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, i cili njoftoi se viktima është gjetur nga familjarët e tij.

Me të marrë informacionet, njësitë relevante kanë dalë në vendngjarje, ku më pas mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Komento: