Nuk i mbijetoi kontaktit me rrymën.
Një 27 vjeçar nga Kamenica ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Këtë e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore e Gjilanit përmes një komunikate për media.
“Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, më 19 korrik 2019, dyshohet se një person, i moshës 27 vjeçare, nga komuna e Kamenicës, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, në një trafo elektrike, në fshatin Breznicë, ka humbur jetën”, thuhet në njoftim.
Madje, i njëjti sipas prokurorisë ishte raportuar si person i zhdukur që nga data 17 korrik 2019.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në IML