E dhimbshme: I riu që humbi jetën mbrënë në Lipjan, po priste të bëhej baba

18:55 | 21 March 2019

Ngjarja e mbrëmshme në Lipjan, tronditi mbarë vendin.

Florent Ahmetaj 32 vjeç nga fshati Rezallë i Skenderajt humbi jetën mbrëmë në vendin e tij të punës, në një kazino të Lipjanit.

Një person ende i panjohur për Policinë e Kosovës dyshohet se shkrepi në drejtim tij.

Fillimisht nën këcënimin e armës hajni ia mori paratë e pazarit ditor të lokalit, më pas lëvizi drejt derës për të ikur nga vendi i ngjarje, por u kthye duke u treguar i pamëshirshëm ndaj Florentit që punoi për disa vjet rresht në një kazioni (pronë e djalit të hallës së tij).

Në momentin kur ndaj 32 vjeçarit, hajni shkrepi dhe ai ishte i vetëm në objektin e lojërave të fatit.

Grabitje të tilla kishte ndodhur edhe më parë aty.

Sot objektit të kazinos në fjalë, që ndodhet në magjistralen Lipjan-Ferizaj i ishte vënë dryni.

Asnjë njëri nuk ndodhej në afërsi të vendit ku një natë më parë humbi jetën një i ri.

Florent Ahmetajt iu dha lamtumira e fundit sot në orën 17:00, për të, të gjithë folën fjalë të mira.

Florenti ishte i martuar dhe në pritje për t’u bërë baba për herë të parë.

Komento: