Koronavirusi i merr jetën ish-futbollistit kosovar.
Ka ndërruar jetë ish futbollisti i FC Ballkanit, Skënder Kuqi pasi ishte infektuar me koronavirus.
Klubi nga Theranda ka lajmëruar me anë të një statusi në Facebook.
Skënder Kuqi kishte rezultuar me Covid-19 më 24 korrik të këtij viti dhe ishte shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.
Gjatë ditës së sotme, sipas IKSHP-së, kanë vdekur tetë persona në mesin e të cilëve edhe Skënderi. KF Ballkani i ka shprehur ngushëllime familjes dhe e ka përkujtuar atë me respekt për kontributin e tij në zhvillimin e sportit në Suharekë.
Shkrimi i KF Ballkanit në Facebook:
“E nderuara familje Kuqi!
Me dhembje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish futbollistit të FC Ballkani, z. Skender Kuqi.
Skender Kuqi, do të përkujtohet përherë me respekt nga qytetarët e Suharekës për kontributin e tij ndër vite në lëmin e sportit.
Në emër të klubit, ju lutem pranoni ngushëllimet për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj”.