E dhimbshme: Ka ndërruar jetë edhe personi i pestë nga aksidenti në Rahovec

12:26 | 13 August 2019

Është rritur numri i të vdekurve nga aksidentit që ndodhi javë me parë në Rahovecë.

Sot ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës edhe i aksidentuari i pestë nga aksidenti i rëndë që ndodhi në Bërnjak të Rahovecit më 26 korrik.

Siç ka mësuar RahoPress, i ndjeri është S.L, nga Rahoveci, dhe i njëjti ishte në koma që prej ditës së aksidentit.

Mësohet po ashtu se një ndër të vdekurit në këtë aksident ishte edhe babai i S. L.

Babai i tij kishte ndërruar jetë në ditën e aksidentit.

Aksidenti në Bërnjak është bërë fatal për të pesë viktimat që ishin aksidentuar.

Policia kishte thënë se deri te aksidenti kishte ardhur për shkak të mospërshtatjes shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Aksidentet në trafik janë kthyer në një fenomen shqetësues muajve të fundit në Kosovë, për shkak të numrit të madh të viktimave që po shkaktojnë.

Komento: