E dhimbshme: Këta janë dy personat që humben jetën sot në aksident trafiku në rrugën Kllokot-Viti

12:17 | 31 Tetor 2020

Një aksident i rëndë trafikur ka ndodhur sot në magjistralen Kllokot – Viti.

Taulant dhe Valon Ramadani janë dy personat që vdiqën mbrëmë si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmë në rrugën Kllokot-Viti.

Të ndjerët (32 dhe 35 vjeçar) ishin nga fshati Smirë e Vitisë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka deklaruar se nga hetimet e para dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur një veturë në lëvizje në të cilën kanë qenë tre persona në rrugen Kllokot-Viti, humb kontrollin dhe përplaset jashtë rrugës.

“Me këtë rast lëndime vdekjepruese pëson drejtuesi i automjetit (1985) i cili ndërron jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy pasagjerët dërgohen në Qendrën emergjente në Gjilan. Njëri nga pasagjerët (1988) edhe përkundër ndihmës së ofruar ndërron jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ndërsa pasagjeri i tretë (1981) dergohet në QKUK-Prishtinë në gjendje të rëndë”, është shprehur ai.

Komento: