E dhimbshme, këto ishin fjalët e fundit për nënën e tij, të vogëlushit që humb jetën

18:46 | 23 March 2019

Ishin zjarrfikësit që arritën ta nxirrnin 5-vjeçarin nga dhoma.

“Të dua shumë”, ishin këto fjalët e fundit të një 5-vjeçari, i cili humbi jetën nga zjarri në Leeds të Anglisë.

Sipas një hetimi gjyqësor mbi rastin e Alex Clarke, zjarri erdhi pasi 5-vjeçari i vuri flakën cepit të një libri në dhomën e tij. Libri ra në dysheme, duke bërë që zjarri të përhapej me shpejtësi.

Vëllai i tij 8-vjeçar dhe motra 10-vjeçare vrapuan një kat më poshtë duke i dhënë alarmin nënës së tyre Emma.
Ajo u kërkoi ndihmë fqinjëve, por ata e patën të pamundur që të kalonin tymin dhe zjarrin e madh për të shpëtuar Alex.

Ishin zjarrfikësit që arritën ta nxirrnin 5-vjeçarin nga dhoma. Ai u dërgua në spital, por plagët që kishte marrë ishin tepër të rënda dhe Alex ndërroi jetë të nesërmen.

Në një deklaratë të lexuar në Gjykatën e Ëakefield, nëna e 5-vjeçarit tha se familja kishte qenë duke parë televizor mbrëmjen e ngjarjes së rëndë.

“Alex erdhi me vrap poshtë, më dha një puthje dhe përkëdhelje dhe tha ‘të dua shumë’. Rreth orës 20:20, Ëilliam dhe Jessica (fëmijët) erdhën me vrap duke thënë se dhoma kishte marrë flakë”, tha ajo.

Komento: