Pak çaste më parë është konfirmuar se është shtyrë seanca Seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku pritet të votohet rezoluta e PSD-së për dialogun.
Vdekja e një familjari të deputetes së PDK-së, Megjide Mjaku, ka bërë që të shtyhet për në orën 16:30 seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet rezoluta e PSD-së për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.
Lajmin për shtyrjen e seancës ndërkohë e ka konfirmuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Ndërsa deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, teksa ka folur para mediave për shtyrjen e seancës, ka thënë se një rast vdekje, ka bërë që të shtyhet seanca përsëri.
Partitë opozitare LDK dhe Vetëvendosje nuk do të marrin pjesë në këtë seancë.