Kjo është e reja që vdiq nga tërmeti në Bosnjë.
Është shënuar viktima e parë nga tërmeti në Bosnjë e Hercegovinë.
Bëhet fjalë për 27-vjeçaren Elmira Sefo, e cila u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, sipas Avaz.
Ajo ka arritur në spital pa puls, teksa nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Edhe prindërit si dhe motra e saj janë lënduar nga tërmeti.
Ndryshe, një tërmet 5.7 ballë goditi mbrëmë Bosnjën, teksa lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë.