E dhimbshme: Kjo është gruaja që dyshohet se i dha fund jetës në lagjen Bregu i Diellit

20:08 | 13 January 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Prishtinë, ku në një banesë në rrugën ‘Afrim Zhitia’ një grua ka humbur jetën tragjikisht.

Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës brenda banesës.

Siç merr vesh Sinjali, viktima që vdiq tragjikisht është Shadije Rexhepaj, rreth moshës 43-vjeçare.

Viktima u gjet e varur dhe vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes pasi rasti u denoncua.

Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa akoma nuk dihet motivi dhe rrethanat e tjera të rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Komento: