E dhimbshme: Kjo është shtatzëna shqiptare që humbi jetën rrugës për spital – po priste fëmijën e parë

22:35 | 31 Gusht 2026

Marjana Karolina Bunaj është 37-vjeçarja nga Pogradeci që humbi jetën tragjikisht gjatë transportit drejt Tiranës, ku po dërgohej për trajtim më të specializuar mjekësor.

Marjana, me origjinë nga Mirdita dhe e martuar në Pogradec, ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe priste fëmijën e saj të parë.

Ngjarja e rëndë nisi gjatë natës, kur 37-vjeçarja shfaqi dhimbje të forta barku.

Ajo telefonoi motrën e saj, Albina Mekolli, e cila shkoi menjëherë dhe e shoqëroi drejt maternitetit të Pogradecit.

Komento: