E dhimbshme: Ky është 26-vjeçari që u ther për vdekje në Prizren

23:46 | 07 Korrik 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e mbrëmshme në Prizren, në lagjen Bazhdarhane, ku një person ishte gjetur i shtrirë në tokë.

Ai kishte marrë lëndime të rënda si pasojë e therjes me thikë.

Iriu ka vdekur pas disa orësh në QKUK si pasojë e plagëve të marra.

Siç raporton Gazeta Sinjali, viktima u gjet i shtrirë në një skaj të rrugës dhe se dyshohet se ishte i plagosur me thikë.

Gazeta Sinjali po ashtu raportoi se viktima që u ther me thikë ishte Auron Thaqi, 26-vjeçar. I riu ka vdekur pas lëndimeve të rënda që ka marrë, e të cilave nuk ka mundur të ju mbijetojë.

Lajmin e vdekjes së tij e ka konfirmuar Policia, e cila ka njoftuar se i riu ka vdekur në QKUK.

“Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intenziv i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th., mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë”.

Komento: