Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bazel të Zvicrës.
Tragjedia që ka ndodhur mbrëmë në Basel të Zvicrës ka shokuar tërë vendin. Therja me thi.kë e 7 vjeçarit nga Kosova, që ka jetuar atje, është bërë lajm në të gjitha mediat ndërkombëtare.
Ai, dyshohet se është therur nga një 75-vjeçare.
Mediat zvicerane kanë publikuar fotografinë e djaloshit 7 vjeçar nga Kosova, që dyshohet se u ther nga një 75-vjeçare para shkollës.
Inicialet e tij janë publikuar nga 20min.ch, I.M.
“Nxënësi 7 vjeçar I.M, u privua nga jeta brutalisht të enjten pasdite afër shkollës së tij”, shkruan 20 min.
Gruaja që dyshohet se ka kryer kri.min është vetëdorëzuar në polici dhe në prokurorinë e vendit ajo e ka pranuar se ka kryer aktin e rëndë.
Mirëpo, ende nuk dihen arsyet e rastit.