E dhimbshme: Ky është i riu nga Gllogjani që ndërroi jetë në aksident trafiku

18:58 | 14 Gusht 2022

Ky është i riu nga Gllogjani që ndërroi jetë në aksident trafiku, Haradinaj shpreh ngushëllime

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për familjen e Rilind Zeqiraj i cili vdiq në një aksident trafiku.

“I tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të Rilind Zeqiraj nga Gllogjani, i cili u lëndua rëndë në aksident komunikacioni. Ndajmë dhembjen me familjen dhe të afërmit”, ka shkruar Haradinaj.

“Zoti e forcoftë familjen Zeqiraj, në këto momente shumë të vështira për ta”, shtoi ai.

Komento: