Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Komunën e Vitisë.
Një aksident me fatalitet ndodhi mbrëmë në fshatin Dobresh të Komunës së Vitisë.
Për pasojë, humbi jetën një i ri nga Vitia.
Indeksonline ka mësuar se bëhet fjalë për të riun N.Misini, i cili sipas dëshmitarëve ka qenë duke ngarë një motoçiklete kur është goditur nga një veturë.
Lajmin për vdekjen e të riut e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Mbrëmë rreth orës 21:00, në fshatin Drobesh të Vitisë ka ndodhë një aksident në mes të një veture dhe një motoçikletë. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës, mashkull i moshës rreth 20-vjeçare”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Kujtojmë se vetëm gjatë kësaj jave kanë vdekur dy persona.