E dhimbshme: Ky është i riu që humbi jetën papritur në Prishtinë, të mërkurën i jepet lamtumira e fundit

00:22 | 31 Janar 2023

Ky është i riu që humbi jetën papritur në Prishtinë, nesër i jepet lamtumira e fundit.

Gazeta Sinjali ka raportuar për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në kompaninë e call center ‘Teleperformance’, ku një person që do fillonte sot punën, ka humbur jetën në mënyrë të papritur.

Sinjali mëson se viktima është Agon Shabani, 28-vjeçar.

Vdekjen e Agonit e ka konstatuar mjeku kujdestar që doli në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin e Emergjencës, teksa bëhet e ditur se vdekja e tij ka ndodhur për shkaqe natyrore.

Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia mortore do të mbahet nesër në orën 12:00 në varrezat e fshatit Bec në Gjakovë.

Komento: