Ky është infermieri i cili humbi jetën sot në aksidentin tragjik në Vermicë.
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në Vërmicë. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i vdekur kurse dy të lënduar.
Insajderi mëson se viktima është Sabahudin Sijariq i cili ka shërbyer si infermier në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka bërë me dije se vdekjen e të ndjerit ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes, teksa dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren.
“Njoftojmë të afërmit, miqtë dhe fqinjët se bashkëqytetari ynë Sabahudin Sijariq nga Dobrusha ka vdekur tragjikisht në një aksident trafiku më 10 janar 2023 në magjistralen Prizren – Pejë “Ibrahim Rugova”.E lusim Allahun xh.sh. për ta mëshiruar dhe për t’i dhënë xhenetin.Data dhe ora e varrimit do të bëhet e ditur më vonë”, thuhet në postimin tek faqja e Xhamisë së Dobrushës.