E dhimbshme: Ndahet nga jeta infermierja Bedrie Gashi

12:38 | 26 January 2025
e-dhimbshme:-ndahet-nga-jeta-infermierja-bedrie-gashi

Ka vdekur infermierja Bedrie Gashi.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se ajo për tre dekada punoi me zell dhe përkushtim, në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Gjatë punës së saj, ajo trajtoi mijëra foshnje të lindura para kohe, duke i ndihmuar që të gëzojnë jetën”, thuhet në njoftim.

“ShSKUK dhe QKUK, shprehin ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të Klinikës së Neonatologjisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Komento: