Të mërkurën pasdite ka ndërruar jetë SH.F nga qyteti i Pejës, i cili dy ditë ma parë deri sa ishte duke punuar në vendin e tij të punës kishte këputur dorën.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
Ai ka thënë se përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, viktima nuk arriti tu bëjë ballë plagëve.
“Përkundër përkujdesjes dhe përpjekjeve maksimale nga stafi i mjekimit intensiv qendror, dje rreth orë 13.00 ka humbur jetën, meqë gjendja ishte e rëndë”, ka thënë Fazliu.
Policia gjatë ditës së martë kishte njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Zhujë Selmani”.
“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar në një kompani, në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime trupore. Një nga makineritë ia ka këputur dorën”, thuhej në raportin 24-orësh.