E dhimbshme: Ndërron jetë vogëlushja nga Mitrovica

18:25 | 02 Maj 2026

Një lajm i rëndë ka prekur Mitrovicën, ku pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë vogëlushja Atika Pireva (16 vjeçare), duke lënë në pikëllim të thellë familjen, të afërmit dhe komunitetin.

Lajmi për vdekjen e saj është bërë i ditur nga familjarët më 2 maj 2026, ndërsa ngushëllime të shumta janë shprehur nga qytetarë të ndryshëm.

Varrimi i së ndjerës do të mbahet më 3 maj, në ora 13:00, në varrezat e Shipolit.

Komento: