E dhimbshme në çfarë gjendje ka përfunduar trupi i Sara Hoxhës për të arritur në finale!

10:42 | 30 Dhjetor 2022

Sara Hoxha, është blogerja e famshme nga Shqipëria.

Mirëpo, për publikun e gjerë ajo u bë e njohur, që kur e zyrtarizoi lidhjen me saj me reperin e njohur, Ledri Vula, shkruan ORAinfo.

Tani çifti në fjalë janë duke jetuar ditët më të bukura të jetës së tyre bashkë me të bijën e tyre, Poem Blue.

E kohëve të fundit, Sara është bërë pjesë e emisionit ‘Dancing with the stars’, në Shqipëri.

Ajo është parë duke bërë vallëzime goxha provokuese me balerinë të zgjedhur nga produksioni i këtij spektakli.

E për të arritur në natën finale të këtij spektakli, Sarës i është dashur të bëjë goxha sakrificë.

Ajo ka publikuar një video ku shfaq këmbën e saj të dëmtuar gjatë provave.

“Vulat e finales”, i ka përshkuar këto dëmtime në këmbë e dashura e Ledri Vulës.

Mbetet të shihet nëse ajo do t’ia dal të shpallet fituese e kësaj gare. /ORAinfo/

Pamje:

Komento: